Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka filluar raportimin në Komisionin parlamentar për Ekonomi lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, që konfirmoi atë të Gjykatës Themelore për pezullimin e faturave me çmim të rritur.
Raportimi po bëhet pa praninë e mediave në sallë.
Kryesuesi i kësaj mbledhje, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kërkoi që mediat të cilat ishin të pranishme ta lëshojnë sallën.
Ai bashkë me kolegen nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thanë se pas mbledhjes do të jenë të dispozicion për çdo pyetje nga gazetarët.
Artikuj të ngjashëm
-
ZRRE-ja nuk ka opsion për situatën pas pezullimit të tarifave nga Apeli
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, do të raportonte Bordi i ZRRE-së
-
ZRRE-ja e mohon se është pezulluar dalja në treg të lirë
-
ZRRE: Vendimet për tarifa janë kompetencë ekskluzive e jona, asnjë institucion s’ka mandat t’i anulojë
-
ZRRE-ja “shuan” shpresat për pezullim të vendimit për shtrenjtimin e rrymës