Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, tha se janë duke shqyrtuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë prej 7 për qind që në dhjetor u ka bërë KEDS-i.
Kërkesa pas shqyrtimit do të jetë në diskutim publik për dy javë, ku secili institucion i përfshirë ka të drejtë që të jap mendimin e tij lidhur me këtë çështje, tha ai.
“Në uebfaqen e ZRrE janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE e ka për obligim, si institucion i pavarur të shqyrtoj dhe vlerësoj aplikacionet e të licencuarve dhe pas shqyrtimit do të publikojmë”.
“ZRrE kemi hap shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Aplikacionet janë publike dhe mund të shihni se sa është kërkesa për rritje krahasim për vitin e kaluar”.
Duke marrë për bazë që kërkesa është e jashtëzakonshme, për 45 ditë thotë ai do të përfundojë gjithçka.
“Shqyrtimi i jashtëzakonshëm, maksimumi zgjat 45 ditë ku ky proces duhet të përfundoj. Ne jemi në brenda afateve jemi duke bërë përpjekje që ky proces të përfundoj brenda afateve”.
Edhe
Haxhimusa: Nëse hyjnë në fuqi tarifat e reja të rrymës rritja do të jetë 15 - 21 për qind
Para gazetarëve ai ka folur edhe për mbledhjen e parë për këtë vit duke sqaruar pikat e miratuara, raporton EO.
“Parametrat herc për furnizuesin me obligim të shërbimit universal në këtë rast është KESKO. Këta parametra janë për periudhë 3 vjeçare që përcaktohen dhe do të mbesin në fuqi e cila gjatë azhurnimeve vjetoreve meqenëse komponentët që varet prej tregut të energjisë ato do të azhurnohen ndërsa këto parametra do të mbesin më fuqi për periudhën 5 vjeçare”.
“Pikë tjetër tha ai ka të bëjë edhe me shqyrtimin e aplikacioneve të gjeneratorëve me vetë konsum që kanë të bëjnë me panele solare. Shumica prej tyre ishin biznese, se që ishin konsumatorë shtëpiak”./ EkonomiaOnline