Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se kryetarët e komunave po bëjnë politikë anti-shtetërore duke bojkotuar dorëzimin e listave të punëtorëve që janë në grevë.
Ai ka konsideruar se është “fyerje t’i cilësosh kryetarët e komunave si anti shtetit të Kosovës”.
“Kjo qasje për ne nuk është qasje që i duhet vendit tonë as momentumit, aq më tepër qasje që polarizon panevojshëm shoqërinë tonë. Po ashtu ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat”, thuhet në reagimin e bordit në Facebook.
“Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit. Kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovë në harmoni me Kushtetutën”.
Bordi i AKK-së i ka kërkuar Kurtit që si obligim moral dhe institucional, t’u kërkojë falje kryetarëve dhe të mos “nxit edhe situata të tjera” që nuk janë përgjegjësi e kryetarëve.
-
Asociacioni i Komunave reagon pas deklaratave të Kurtit
-
Kryetarë të komunave nga partitë opozitare kritikojnë Qeverinë
-
Kryetarë të komunave protestojnë ndaj Qeverisë: Po na falimentoni
-
Asociacioni i Komunave vendos për protestë para Qeverisë
-
Kurti: Unë nuk themeloj asociacione, kam ofruar ta shkruaj draft-statutin por jam refuzuar