Duke e cilësuar si fitilin që i vë flakën të gjithë sistemit të demokracisë parlamentare, vendimin e opozitës së Shqipërisë për të djegur mandatet, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri foli edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.
I pyetur nëse do të njihen nga OSBE-ja zgjedhjet lokale pa opozitën, Ambasadori Bernd Borchardt theksoi se kjo varet sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe nga gjetjet e vëzhguesve në terren.
“Shqipëria për shumë kohë ka qenë shtyllë apo simbol stabiliteti në rajon, tashmë shohim një veprim në parlament që nuk ka precedent. Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitilin që vë flakën më pas në të gjithë sistemin e demokracisë parlamentare. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që e bojkotojnë parlamentin. Dhe do të thoja se një gjë e tillë nuk funksionon. Ky nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, tha ndër të tjera Borchardt, raporton Tch.
I pyetur nëse do të ishte gjëja e duhur miratimi i reformës zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend Borchardt tha se, “ligjërisht po. Pastaj a është vendim i pjekur politikisht? Kjo është çështje tjetër, sepse ne në fakt nxisim dialog në lidhje me reformën zgjedhore”.
-
OSBE bashkon në Tiranë partitë për të nisur një dialog mbi reformën zgjedhore
-
Borchardt zgjedhjet i konsideron çështje të brendshme të Shqipërisë
-
BE i kërkon opozitës, “Stop dhunës! Urgjentisht platformë kombëtare për dialog”
-
Asambleja e KiE-së kundër djegies së mandateve të opozitës në Shqipëri
-
Ambasadori i BE thërret për dialog, paqartësitë pas djegies së mandateve do të zgjasin