Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borchardt zgjedhjet i konsideron çështje të brendshme të Shqipërisë

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernt Borchardt ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale.

Ai shprehet se u takon institucioneve shqiptare që të përcaktojnë se kush ka argumentin më të mirë ligjor për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

“Përfaqësuesi ynë e bëri shumë të qartë javën e shkuar për këtë. Ai tha se zhvillimi i zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë. Dhuna është përgjegjësi e atyre që organizojnë protestat. Ata kanë përgjegjësi për dhunën.

Kjo është çështje e brendshme për të vendosur dhe më pas Gjykatën Kushtetuese. Jam besimolotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor. Siç e thashë, institucionet shqiptare do e marrin këtë vendim”, tha Borchardt.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje me 30 qershor, ambasadori ka deklaruar:

“Institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë. Janë pyetje të vështira dhe me pamje të ndryshme ligjore, dhe do ta shikojmë në vijimësi”.