Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Boll ma”, motoja e protestës në Prishtinë ku u kërkua sërish dorëheqja e policëve në Gjakovë

“Boll ma” ka qenë motoja e protestës së të shtunës në Prishtinë.

Pas Gjakovës, edhe Prishtina ka protestuar kundër dhunës dhe neglizhencës institucionale që iu bë së ndjerës Valbona Nrecaj dhe shumë të tjerave, raporton KTV.

Gra nëna e vajza të reja iu bashkuan marshit, i cili nisi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, duke vazhduar te Policia e Kosovës dhe Qeveria.

Shkarkimi i komandantit të policisë në Gjakovë dhe policëve të tjerë që ditën kritike ishin në detyrë, ishin disa nga kërkesat e marshuesve.

Dhuna sistematike dhe amnistimi i vrasësve duhet të stopohen, u tha më tutje.

E dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në familjet në Kosovë.

Edhe “Boll ma”, motoja e protestës në Prishtinë ku u kërkua sërish dorëheqja e policëve në Gjakovë Video “Boll ma”, motoja e protestës në Prishtinë ku u kërkua sërish dorëheqja e policëve në Gjakovë

Përveç dhunës, gratë vazhdojnë të diskriminohen edhe në fusha tjera.

Protesta përfundoi para objektit të Qeverisë së Kosovës, në rrethojat e së cilës u vendosën pankartat me thirrjet kundër dhunës dhe drejtësisë selektive.