Gjashtë vjet kanë kaluar prejse kompania e ujësjellësit rajonal KUR “Prishtina” ia kishte shitur rreth 200 boca të klorit hekurishtes “Rec-Kos” sh.p.k në Fushë-Kosovë, me të cilat dyshohet se u helmuan 4 punëtorë të saj.
Zyrtarët e këtij ujësjellësi nëpërmjet një njoftimi kanë thënë se atëkohë të gjitha bocat kanë qenë të zbrazura, shkruan sot Koha Ditore.
e tyre ishte bërë pas vlerësimit të një komisioni nëpërmjet ankandit publik. Fituese e këtij tenderi kishte qenë “Rec-Kos” sh.p.k Fushë-Kosovë.
“KRU ‘Prishtina’ sh.a. është njoftuar nga mediat elektronike dhe të shkruara, lidhur me helmimin me klor të katër personave në një hekurishte të Komunës së Fushë-Kosovës, ku bocat janë blerë nga Ujësjellësi i Prishtinës. Njoftojmë opinionin e gjerë publik që në bazë të dokumentacionit që posedojmë në kuadër të Departamentit të Prokurimit, në vitin 2012 është shpallë tenderi për shitjen e materialeve nga metali për riciklim”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.
Sipas të njëjtit, këto materiale, komisionet përkatëse i kishin vlerësuar si asete jashtë përdorimit dhe në mesin e tyre kishte pasur edhe boca të klorit të paravitit 1999 (siç thuhet në njoftim, të zbrazura). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
KRU “Prishtina”: ‘REC-KOS’ ka blerë bocat me klor para gjashtë vjetëve
-
Katër persona helmohen me klor në Fushë-Kosovë
-
Në burimet e ujit në Gorancë s’ka sistem të klorizimit
-
Ballazhi për helmimet e dyshuara: Nga e marta do të furnizohemi me cisterna uji
-
Banorët e objekteve të ish-hekurudhës në Fushë-Kosovë ndihen të rrezikuar