Administrata amerikane po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar “Bloomberg” të enjten.
Kërkesat për shtetet në rajon janë të vazhdueshme dhe pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur qeveri të huaja që janë të gatshme të pranojnë migrantët e dërguar nga SHBA-ja, përfshirë disa që kanë hyrë në kohën e Bidenit, kanë thënë burime.
Zyrat rajonale nga Departamenti Amerikan i Shtetit janë ngarkuar që ta prezantojnë idenë, por nuk është e qartë nëse ka pasur ndonjë rezultat apo nëse janë zhvilluar bisedime me autoritetet në shtetet ballkanike.
As Shtëpia e Bardhë, as Departamenti i Shtetit e as Ministria e Jashtme serbe nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje. E, KOHA ka pyetur në Qeverinë e Kosovës, por nuk ka marrë ende përgjigje.
Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti e Nikaragua, duke ia forcuar përpjekjet presidentit Donald Trump për rritjen e dëbimeve.
-
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
-
Trumpi publikon të dhëna, 46 për qind të familjeve kosovare në SHBA marrin ndihma sociale
-
Amerika “ngrin” kufijtë e Ballkanit
-
NYT: Trumpi synon t’i favorizojë refugjatët e bardhë
-
Ish-ambasadori amerikan: Situata në rajon po bëhet potencialisht e dhunshme