Janë bllokuar të gjitha llogaritë e Telekomit të Kosovës, për shkak të detyrimeve që ka ndaj Agjencisë Tatimore të Kosovës.
Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur vetë kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi. Ai ka thënë për KTV-në se kanë kërkuar mirëkuptim nga ATK-ja për t’ua mundësuar pagesën e borxhit me këste, porse një gjë e tillë nuk u është mundësuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kemi bërë kërkesë zyrtare që të na mundësohet pagesa me këste për 11 muaj, pasi kemi lidhur një kontratë ndërkombëtare me një operator ekonomik, për mirëmbajtjen e sistemit, zgjerim dhe implementim të ‘KontriCodit’. Kjo kontratë kap vlerën e 6.1 milionë eurove dhe operatori na ka mundësuar pagesën me këste, por një mirëkuptim të tillë nuk e kemi gjetur te shteti. Andaj, ATK-ja, nga e mërkura na i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, ka thënë Istrefi.
Ai ka bërë të ditur se mosgjetja e një zgjidhjeje me ATK-në, rrezikon jo vetëm rrogat e punëtorëve, por edhe falimentimin e ndërmarrjes në tërësi.
“Përveç shkresave, jemi takuar edhe me zyrtarët e ATK-së dhe po presim të marrim një përgjigje pozitive. Ligjet në fuqi na japin të drejtë neve, sepse ATK-ja duhet të ketë parasysh mirëqenien e punëtorëve dhe fatin e ndërmarrjes, e cila me këtë veprim rrezikon falimentimin”, ka thënë Istrefi.