Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bllokohen disa rrugë dhe vërshohen tokat bujqësore

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugë dhe tokat bujqësore në disa komuna të Kosovës, derisa ka raportime edhe për turbullim të burimeve të ujit të pijes.

Komuna e Malishevës, të premten, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, e në veçanti në liqenin në Mirushë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ura mbi liqenin në Mirushë, që lidh rrugët Mirushë-Gurbardh, është mbuluar nga uji dhe është e pakalueshme. Me këtë rast, rekomandohen vozitësit që të shfrytëzojnë rrugët alternative”, ka njoftuar Zyra komunale për informim.

Në komunikatë është bërë e ditur se lumi Mirusha, në disa pjesë të rrjedhës së tij, ka dalë nga shtrati dhe se janë përmbytur tokat përgjatë lumit. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka rekomanduar shkollat, që në rast të vazhdimit të reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujërave, të marrin masa. “Aktualisht procesi mësimor është duke u mbajtur në të gjitha shkollat, ndërsa nuk ka raportime për depërtim të ujit në ndonjë shtëpi banimi”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.