Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për situatën e shkaktuar në veri të premten.
“Dënojmë fuqishëm aksionet nga Qeveria e Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin pasigurinë. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë këto masa të dhunshme menjëherë dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Blinkeni në Twitter.
We strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023
Në mes tensionesh, kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok - kanë hyrë në objektet komunale të premten, një ditë pas betimit. Atyre u është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale. Policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit. Në anën tjetër, Serbia ka ngritur në gatishmëri të lartë luftarake ushtrinë.
-
Hamza: Kurti t’i ndërpresë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë partiakë
-
Kurti për stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit: Duan ta cenojnë integritetin territorial
-
SHBA: Dera e hapur për rifillimin e bashkëpunimit, kërkohen hapa konkretë nga Kurti
-
Kurti për pezullimin e Dialogut Strategjik: S’mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit në veri
-
SHBA: Na duhet një partner që shmang veprimet destabilizuese