Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për furnizimin me 200 kontejnerë për mbeturina.
Pushteti lokal ka planifikuar që të shpenzojë 30 mijë euro për këtë politikë publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, para miratimit të këtij vendimi, ka pohuar se kërkesa ka ardhur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që synon përmirësimin e cilësisë së menaxhimit të mbeturinave.
“DSHP-ja ka kërkuar lejimin e shpalljes së tenderit për furnizimin me kontejnerë, gjithsej 200 copë, të vëllimit 1.1 metër kub, për ngritjen e cilësisë së menaxhimit të mbeturinave”, ka thënë Muja, teksa me bashkëpunëtorët e tij i kanë dhënë dritën e gjelbër këtij propozimi.
Komuna e Prizrenit nga fillimi i vitit 2015 ka marrë përsipërmenaxhimin e mbeturinave, derisa arkëtimi i taksës për këtë shërbim ka filluar nga muaji mars i atij viti. Por që prej asaj kohe përqindja e arkëtimit të taksës së mbeturinave nuk ka qenë e kënaqshme.
Prandaj Komuna ka kushtëzuar regjistrimin e veturave dhe disa shërbime të tjera me pagesën e taksës së mbeturinave, me qëllim të përmirësimit të të hyrave në këtë kategori buxhetore.
-
Ismaili për çështjen e mbeturinave: Do t’i blejmë 60 kamionë e shpërndajmë 2100 kontejnerë
-
Prishtina synon ta përfundojë problemin e bërllokut me blerjen edhe të 2000 kontejnerëve
-
Prishtina pajiset me 1700 kontejnerë me sensorë
-
Prishtina e mbushur me bërllok blen 1 mijë kontejnerë
-
Komunat më të suksesshme në mjedis përfitojnë 37 kamionë për mbeturina