Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Blej shqip” në Prishtinë “s’ia deshi” as në Ditën e Flamurit

Drande Wjlli nga fshati Joban i Shkodrës, që kishte një tezgë në panairin “Blej shqip”, në Prishtinë, dje në vend se të ftonte myshterinjtë të blinin prodhimet e saj që i kishte sjellë prej andej, ka hedhur valle. Qysh të hënën ajo ka bërë gati punëdoret e saj. I ka paketuar veshjet tradicionale, mbulesat për tavolina e produkte të tjera që i ka punuar me vek. I janë dashur nja katër orë për të arritur në Prishtinë. Në ditën e dytë të Panairit është munduar që me vallëzim t’i bëjë konkurrencë stresit.

“Nuk e kemi nxjerrë as rrugën”, ka thënë prerazi ajo. Sipas saj, nga viti në vit interesimi për të blerë veshje me elemente kombëtare është duke rënë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“As për 28 Nëntor më nuk ka punë”, ka thënë ajo. Nuk e di nëse prapë vitin e ardhshëm do t’ia mësyjë Prishtinës.

“As vjet nuk ka pasur shumë shitje, por sivjet është edhe më keq. Kurrë nuk ka qenë më keq”, ka thënë ajo/Shaban Maxharraj.