Banka Kombëtare Tregtare SH.A Kosovë dhe Priam Village kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për realizimin e shitjeve të shtëpive në Veterrnik, Prishtinë.
Në mënyrë që të jetë sa më pranë klientëve, duke iu ofruar mundësi të shumta në përzgjedhjen dhe blerjen e shtëpisë, BKT dhe Priam Village, mundësojnë financim me kushte të veçanta dhe me norma preferenciale interesi, duke filluar nga 3.77% norme të interesit dhe 3.91% normë efektive të interesit, dhe maturitet deri në 15 vite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPriam Village dhe arkitektët e projektit, janë mbështetur në stilin modern të arkitekturës duke përdorur materialet më kualitative. Priam Village është dizajnuar në formë të tillë që përmbush të gjitha nevojat e një familjeje.
Marrëveshja e nënshkruar sot, në mes të Bankës Kombëtare Tregtare dhe Priam Village, ju mundëson që lehtësisht të bëheni pronar i një nga 5 tipet e shtëpive, të përshtatshme për çdo familje dhe çdo buxhet, duke filluar nga 125 metra katrorë e deri në 550 metra katrorë.
Shtëpitë janë në tokë me pronësi të përhershme. Tipet e ndryshme të shtëpive kanë arkitekturë moderne e funksionale dhe sjellin teknologjinë “smart home”.
Lagjja ka stilin e mbyllur të banimit me siguri 24/7, ka shkollën publike në prag të lagjes, hapësira argëtuese, sportive, restorante, markete e barnatore dhe çdo shërbim tjetër për jetë moderne dhe të rehatshme.
Gërshetimi i hapësirës së mjaftueshme dhe komoditeti në banim është një nga objektivat më të rëndësishme të kësaj lagjeje bashkëkohore.
Banka Kombëtare Tregtare Kosovë, gjithnjë e fokusuar në mirëqenien e të gjithë klientëve, është e dedikuar që të krijojë bashkëpunime të ndryshme për të mundësuar lehtësira në financimin e klientëve të saj.
{gallery}
(Artikull i Sponsorizuar nga BKT)