Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bizneset e udhëhequra nga gratë kanë përparësi në pakon e ndihmës nga Qeveria

Vllaznim Osmani ka thënë se të hënën është mbajtur sesioni informues bashkë me Ministrinë e Financave ku është shpalosur se si do të implementohet masa 2 e pakos së ndihmës ndaj bizneseve.

Ai ka thënë se masa 2.1 është masë ku subvencionohet kredia investive, ku një prodhues që dëshiron të zgjerojë linjën e prodhimit, ku i subvencionohet 2 për qind e kredisë.

“Ndërsa është edhe masa 2.4 ku subvencionohet edhe eksporti dhe gjërat e ndërlidhur me të. Masa e parë për trajnimin e stafit është 10 mijë euro ndërsa pjesëmarrja në panaire dhe rritjen e eksportit deri në 50 mijë euro. Ideja është me e stimulu eksportin dhe me e rritë atë. Pjesë e kësaj mase është edhe subvencionimi dhe përparësi do të kenë bizneset që janë të udhëhequra nga gratë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këto masa janë pritur shumë nga prodhuesit dhe janë ndihmesë që të rritet numri i produkteve dhe i punëtoreve.

Sipas tij, gjatë sesionit informues Ministria e Financave ka dhënë informata të detajuara për aplikim.

Edhe Osmani: Fokusi im është rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në biznes Arbëri Osmani: Fokusi im është rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në biznes

Osmani ka thënë se masat e tilla duhet të vazhdojnë sepse sipas tij është proces që ka shkuar mirë dhe nuk duhet të ndalet me kaq.

“Niveli i eksportit është duke u rritur dita e ditës. Rritja e eksportit në SHBA është në nivel të kënaqshëm dhe po rritet gjithnjë e më shumë. Kemi kompani që kanë filluar eksportin në Finlandë e vende të tjera të botës. Ne e kemi problem fuqinë punëtore të kualifikua dhe pjesa tjetër është gjetja e tregut. Kohëve të fundit kemi tendencë të politika që janë në tendencë të zhvillimit të sektorit të prodhimit”, ka thënë ai.