Komuna e Prizrenit e ka caktuar orarin e furnizimit për bizneset që operojnë në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit.
Por, gastronomët dhe shoqatat e afaristëve po konsiderojnë se ky orar është i papërshtatshëm dhe i dëmshëm për bizneset lokale dhe furnitorët.
Për këtë arsye ata po kërkojnë që organet komunale ta rishikojnë vendimin përkatës pasi, sipas tyre, turni i tretë nuk funksionon te kompanitë furnizuese.
“Furnizimi prej natës, prej 11've të natës deri në 7 të mëngjesit po është pak absurde, nuk po ka logjikë për qytetin e Prizrenit, që është qytet i vogël. Po të ishim metropol kishte pasur arsye me u furnizuar natën, se turistë shumë, por për Prizren po më duket është pak e tepruar kjo çështje", that Fitim Vogël, pronar i një biznesi.
Përfaqësuesi i komunitetit të gastronomëve në Prizren, Ilir Shala, ka theksuar se vendimi është marrë pa u konsultuar me gastronomët e bizneset e tjera të Shadërvanit, dhe se si i tillë është i dëmshëm për ta.
vendim dëmton furnizimin në Shadërvan, dëmton përpos bizneseve që operojnë edhe një pjesë shumë të madhe të furnitorëve, pasi që e dimë se furnizimet vijnë edhe nga qytetet e tjera”, tha Shala.
Në anën tjetër, zyrtarët komunalë kanë pohuar se prioritet i Ekzekutivit Komunal është vendosja e rregullit në qendrën historike. Sipas tyre, furnizimi do të bëhet me orar të caktuar, sipas praktikave evropiane.
“Nuk është ndaluar furnizimi. Furnizimi do të bëhet me orare të caktuara, gjë që është caktuar një orar, i cili është njësoj si në gjithë botën, ku ka qendra historike, sepse në gjithë Evropën kemi zona historike dhe në gjithë Evropën kufizohet orari i lëvizjes së makinave, sepse qytetarët kanë pasur kritika të vazhdueshme që aty ku pihet kafja rrinë automjetet e ndezura dhe lirojnë dhe gaze”, tha Jona Hoxhaj, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Prizren.
Dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit parashohin që organet komunale të hartojnë planin e mobilitetit për këtë zonë, me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lehtë dhe të vazhdueshme, duke promovuar mjetet jomotorike të transportit.