Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi ka thënë tha se duhet të pritet që deri më 18 mars të finalizohet aneksi i marrëveshjes dhe pastaj do të shohin se cili ka qenë propozim i palës kosovare për planin franko-gjerman.
Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Bislimi tha se nuk Kosova nuk mund të krijohet me kompetenca ekzekutive.
“Ka një harmoni mes qëndrimeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Kosova nuk mund të krijojë asnjë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe mendoj se kjo është e qartë edhe për Vuçiqin”, tha ai.
Sipas tij edhe në pikën dy, thuhet qartë se çfarëdo trupe që krijohet në Kosovë, çfarë do emri që gjendet për të, ai nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën dhe kornizën ligjore të Republikës së Kosovës.
Ai ka folur edhe për Asociacionin.
Edhe
Bislimi: Kosova kurrë s’ka pasur marrëveshje për Asociacionin me Serbinë
“Në fakt ai është një obligim që është pranuar nga një ish-qeveri në të kaluarën, rrjedhimisht është negociuar. Ne për Asociacionin nuk negociojmë, ajo që ne po themi është që ka dakordim mes palës tonë dhe asaj ndërkombëtare dhe kjo është dokumentuar me një letër të Mogerinit në vitin 2015 që i ka dërguar institucioneve të Republikës së Kosovës, ku thuhet se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha ai.
Ai bëri me dije se Lajçaku i ka dërguar një listë me 15 modele, sesi është rregulluar çështja e të drejtave të minoriteteve.
“Ne duhet të shohim se cili model na përshtatet, ne nuk do të kopjomë, ka modele të cilat logjikisht nuk mund të implementohen në Kosovë, e që janë zhvilluar për ishuj”, tha ai. Bislimi, tha se pas kësaj marrëveshje Kosova me Serbinë do të ketë më pak probleme.
Ai ka thënë se për kohën e zbatimit të udhërrëfyesit, në fund të javës së ardhshme, Lajçaku do të vizitojë Kosovën.
“Më 18 mars do të jetë takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit, ku do diskutohet për një dokument të përbashkët të aneksit, ky është plani”, tha Bislimi.
Edhe
Bislimi: Lajçaku qëllimshëm fshehu refuzimin e Serbisë për zbatim të Marrëveshjes
Sipas tij në momentin kur palët dakordohen për aneksin, atëherë Bashkimi Evropian, merr përsipër procedurat e nënshkrimit, apo finalizimit.
“Do të ketë një ceremoni, gjasat janë të mëdha që në ceremoni do të marrin pjesë të gjitha kryeministrat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të rritet përkushtimi politik i Bashkimit Evropian, prapa këtij dokumenti. Kjo është ideja apo plani, këtë duhet ta aranzhojë Borelli”, tha ai.
Bislimi, vlerësoi se Kosova ka bërë një koncesion. Ai tha se nëse do të kishte normalizim të plotë do të ishte e mirë për të gjithë.
“Nuk ka normalizim të plotë pa njohje reciproke, për ne do të kishte qenë zgjidhja optimale që normalizimi të ndodh sa më shpejt që edhe qytetarët e Kosovës edhe qytetarët e rajonit, por edhe vet Bashkimi Evropian do të ishin përfituesit final të një normalizimi të raporteve Kosovë-Serbi. Fatkeqësisht është vetëm një pale e cila mendon se duke e mbajtur ende tensionet dhe jonormalizimin mund të përfitojë, kjo është Serbia”, tha Bislimi.
Edhe
Bislimi: Serbia ishte e interesuar vetëm për Asociacionin
Bislimi tha se takimi i 27 shkurtit ka pasur dy qëllime dhe se Kosova ka qenë konstruktive në dialog.
“Fatkeqësisht ka munguar gatishmëria nga pala e Serbisë, që kjo të finalizohet më nënshkrim për dokumentin e propozuar”, tha ai. Sipas tij me nënshkrimin e atij dokumenti krijohet një bazë e mirë për fokusimin e plotë të palëve për dizajnimin e dokumentit.