Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bislimi kërkon nga Serbia zbatim të udhërrëfyesit për Marrëveshjen për faturim të energjisë në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka kërkuar që Serbia të zbatojë udhërrëfyesin për Marrëveshjen për energjinë.

Në një postim në Twitter, Bislimi ka thënë se zbatimi i këtij udhërrëfyesi është çështje urgjente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjisnë është në çështje urgjente. Mospegesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, ka shkruar Bislimi.

Në qershor të vitit të kaluar Kosova dhe Serbia ishin dakorduar për Udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes për energjinë të vitit 2013, për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës.