Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bislimi i kërkon falje zv.sekretarit të KE-së për “termin joadekuat”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka kërkuar falje Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, duke thënë se për statusin e tij në Twitter, nuk ka gjetur termin adekuat për të përshkruar atë që ndodhi në takimin mes tyre, të mërkurën.

Bislimi pas takimit shkroi në Tëitter se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim për pranim në Këshill të Evropës.

Më shumë për këtë temë:

LDK-ja kërkon dorëheqjen e Bislimit

Përgënjeshtrohet Bislimi

Edhe ​Bislimi sqarohet për reagimin e Berges, thotë se nuk ishte përgënjeshtrim Arbëri ​Bislimi sqarohet për reagimin e Berges, thotë se nuk ishte përgënjeshtrim

Pas kësaj, Berge reagoi, po në Twitter, duke thënë se kjo nuk është saktësisht ajo për çka kanë folur.

Kjo nxiti reagime të mëdha dhe disa orë më vonë Bislimi, shkroi sërsih në Twitter, por kësaj here për kërkim falje, duke thënë se nuk është përdorur termi adekuat.

“Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’, përshkrimi i saktë duhet të jetë ‘ne informuam’”, shkroi Bislimi.

Në këtë “cicërimë”, ka replikuar Berge, duke pranuar kërkimfaljen.

“Faleminderit për këtë sqarim të rëndësishëm Besnik Bislimi. Dhe faleminderit për një takim shumë të mirë dhe shkëmbim mendimesh”, shkroi Berge.

Edhe Zyrtari i Këshillit të Evropës përgënjeshtron Bislimin për përshkrimin e takimit Arbëri Zyrtari i Këshillit të Evropës përgënjeshtron Bislimin për përshkrimin e takimit