Bashkorganizatorja e protestës kundër reduktimeve të energjisë elektrike e cila është mbajtur sot gjatë ditës, Trina Binaku, ka thënë se nuk ka pasur shumë pjesëmarrës në protestë.
Ajo në Interaktiv të KTV-së i ka cilësuar si skandaloze deklaratat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Binaku ka thënë se ato deklarata kanë treguar një mendësi që është problematike ndaj qytetarëve.
“Ne jemi ata që vuajmë nga kjo krizë dhe nuk jemi shkaktarët e kësaj krize. Deklaratat e saja janë shumë të papranueshme dhe nuk duhej të vinin nga një ministre që udhëheq një dikaster kaq jetik për qytetarët. Gjasat për shkarkimin e saj janë shumë të vogla. Leximet e para na qojnë në atë se nuk do të shkarkohet”, ka thënë ajo.
Sipas saj, qasja e Qeverisë ndaj kësaj çështje ka qenë problematike.
“Një faj i madh mund t’i lihet klasës së kaluar politike, por nuk mund të amnistohet as Qeveria aktuale. Shtetet e rajonit e kanë parandaluar shumë më herët këtë gjë. Kjo mund të jetë papërgjegjësi por ne nuk mund t’i kërkojmë llogari tash nga PDK-ja”, ka thënë ajo.
-
Hajdari: Deklarata e Rizvanollit, parapërgatitje se çmimi i rrymës do të rritet
-
Rizvanolli: Oda Ekonomike po u bën presion bizneseve
-
Personalitetet e vitit 2022: Artane Rizvanolli – Konsulentja e kursimit
-
Rizvanolli: Shpresoj që masat e BE-së për energji të na përfshijnë ne e të kenë efekte pozitive
-
Rizvanolli: Qeveria përkrah kthimin e bllok tarifës