Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar të dielën çmimet maksimale të lejuara për derivate.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet e derivateve kanë pësuar ndryshime në krahasim me ditët e mëhershme.
Çmimi i naftës ka rënë në 1.62 euro për litër, dy centë më pak sesa një ditë më parë, ndërsa për benzinë 1.35.
Të dielën çmimi i gazit është 0.75 euro, një cent më lirë sesa ditëve të kaluara.
Ministria ka njoftuar se çmimet janë të vlefshme për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm