Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie niveli i ujit në Badoc, mund të ketë reduktime

Ndonëse jemi në stinën e dimrit, në vend ka mbizotëruar mot kryesisht i butë.

Ditët e para të muajit janar, krahasuar me vitin e kaluar, nuk kanë qenë të ftohta, raporton “038” i KTV-së.

Të reshurat kanë munguar, çka ka ndikuar që të bjerë niveli i ujit në të dy liqenet, atë Batllavës dhe Badocit.

Rënia e nivelit të ujit në këtë liqe mund të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm, thonë në Ujësjellësin Rajonal të Prishtinës.

Sipas tyre, gjendja në Liqenin e Badocit, nuk është e mirë, krahasuar me Liqenin e Batllavës.

Megjithatë, nga Departamenti Meteorologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, thonë se pritet që reshje atmosferike të ketë javët e ardhshme.

Edhe Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes Arbëri Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

Ndërkohë, nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kanë bërë thirrje te qytetarët që të kursejnë ujin, në mënyrë që të evitohen reduktimet.

Edhe me ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj, Liqeni i Badocit vazhdon të luajë rol të madh në furnizimin e qytetarëve me ujë në Prishtinë.