Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie nga opsioni themelimi i institucionit të komisarit për informim

Është hequr nga tryeza një kërkesë e shumë mekanizmave relevantë për themelimin e institucionit të komisarit për informim, i cili do të ndihmonte palët për qasje në dokumente publike.

Ligji për të tillë qasje do të ndryshohet dhe kompetenca për mbikëqyrjen e zbatimit të tij do t’i delegohet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky përcaktim është elaboruar në një koncept-dokument për qasje në dokumente publike, i aprovuar këtë muaj. Aty pranohet se ka moszbatim të ligjit që e rregullon këtë fushë, e edhe theksohet se ligji ka të meta. Prandaj është vendosur që ligji t’u nënshtrohet plotësimeve dhe ndryshimeve.

Ligji në fuqi ua lë institucioneve në vullnetin e tyre që t’u krijojnë palëve qasje në dokumentet që i kërkojnë. Në rastet e refuzimit të kërkesës, palët mund t’i adresohen Avokatit të Popullit, i cili nuk ka ndonjë autoritet mbi institucionet. Dhe, tek pasi as kjo hallkë ankese të mos konsumohet, mund t’u drejtohen gjykatës për të realizuar të drejtën kushtetuese të qasjes në dokumente publike, proces ky që mund të zgjasë me vite...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.