Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie në 9 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 9 pacientë të konfirmuar me COVID-19, dhe 11 të tjerë të negativizuar, post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 11 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë dhe Spitali i Gjakovës, 1 pacient.