Ka rënë fasada e një ndërtese në Suharekë dhe për shkak të lartësisë që kishte, ka rrezikuar jetën e banorëve.
Kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 2017, dhe besohet se shkak i rënies së fasadës, është cilësia e ndërtimit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe njësitet policore, të cilët raportuan se nuk ka viktima, apo të lënduar.
“Fatmirësisht askush nuk u lëndua, megjithëse kjo rënie i ka rrezikuar banorët. Në vendngjarje i kam ftuar të gjitha institucionet relevante, të cilat do të mirren me rastin më tutje”, ka shkruar Muharremaj në facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Rënia e fasadës në një ndërtesë në Suharekë shqetëson banorët, Komuna pa informata
-
Bie fasadë nga një ndërtesë te “Qafa” në Prishtinë
-
Gruaja hidhet nga kati i pestë i banesës në Suharekë, shpëton me lëndime të rënda
-
Në Suharekë një person bie nga lartësia 4 metra në vendin e punës
-
Shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra të Suharekës