Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie akuza ndaj tre hetuesve të IPK-së, që e zunë kolegun e tyre në motel në orar të punës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar tre zyrtarë të lartë të Inspektoratit Policor të Kosovës pas më shumë se katër vjetësh, prej kur Prokuroria e Shtetit pati nisur hetimet ndaj tyre pasi kishin zënë kolegun e tyre në një motel, shkruan sot Koha Ditore.

Qëndrimi më shumë se një orë në motelin në Ferizaj për zyrtarin e Inspektoratit të Policisë pati rezultuar me aktakuzë për tre zyrtarët e po këtij institucioni.

Në grupin e zyrtarëve të akuzuar nuk bën pjesë hetuesi, i cili në korrik të vitit 2013 gjatë orarit të punës i shoqëruar me një vajzë kishin vizituar një motel. Aktakuza ishte vetëm për tre zyrtarët që kishin punuar në zbulimin e rastit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)