Profesori i Universitetit të Gracës Florian Biber, vlerëson se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë duhet të çojë drejt një rezolute të re të OKB-së, që do të mund ta zhvlerësonte Rezolutën 1244, që Kosovës t’i mundësohej anëtarësimi në OKB.
Ndërkohë që analisti britanik, Tim Xhuda, vlerëson se marrëveshja e re në mes të Kosovës e Serbisë do të duhej të ishte e kundërt me Rezolutën 1244.
Biber, për mediet serbe shtoi se “marrëveshja e çfarëdo forme në mes të Kosovës e Serbisë do të duhej të përfundohej me njohje ndërkombëtare të Kosovës”.
“Për Kosovën është e rëndësishme që të sigurojë anëtarësimin në OKB, që të mos ketë më vende Brenda BE-së të kundërshtonin pavarësinë e saj. Këtë hap do të duhej siguruar me marrëveshje, që konsideroj se është tejet e rëndësishme që të dyja vendet kanë pranuar për një marrëveshje të tillë”, transmeton RTK.
Për profesorin austriak, Florian Biber, njohësi i Evropës Juglindore, është e kuptueshme pse Rusia insiston që marrëveshja të mos dalë nga korniza e Rezolutës 1244, ngase do të pakësohej ndikimi i saj në atë vend e, rrjedhimisht, edhe në rajon.
-
Marrëveshja Kosovë - Serbi mund ta shfuqizojë Rezolutën 12 44
-
Sipas Tim Judah, marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të jetë e kundërt me Rezolutën 1244
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën
- Nuk duhet heshtur ndaj pohimeve të Serbisë se në rastin e Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare
-
Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje