Historiani serb Milivoj Beshlin ka thënë se pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë vazhdoi një klimë mosbesimi dhe represioni ndaj shqiptarëve, ndërsa shpërngulja e popullsisë drejt Turqisë, sipas tij, u nxit nga politikat e autoriteteve jugosllave.
Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Beshlin u shpreh se, pavarësisht zhvillimeve në arsim dhe përdorimin e gjuhës shqipe, në 15 vitet e para të Jugosllavisë së re ekzistonte një mosbesim i madh ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Ka disa zhvillime thelbësore si përdorimi i gjuhës, shtypi, shkrim-leximi dhe shkollat në gjuhën shqipe, por në thelb ende ekziston një mosbesim i madh ndaj Kosovës dhe popullsisë shumicë shqiptare”, ka thënë ai.
Sipas Beshlinit, kulmi i kësaj politike u shënua me Procesin e Prizrenit dhe aksionin e mbledhjes së armëve në vitet 1954-1955.
Ai deklaroi se represioni nuk preku vetëm popullsinë, por edhe udhëheqësit shqiptarë të Luftës Nacionalçlirimtare. Në këtë kontekst, Surroi përmendi se Procesi i Prizrenit synonte edhe figura të rëndësishme politike, përfshirë Fadil Hoxhën.
Edhe Pse duhet të zhbëhet Gjykata Speciale e HagësHistoriani serb vlerësoi se rreth 240 mijë persona u shpërngulën drejt Turqisë gjatë kësaj periudhe, numër që sipas tij ishte dukshëm më i madh sesa shpërnguljet e periudhës së Mbretërisë së Jugosllavisë.
“S’ishte spastrim etnik klasik, siç do ta parafytyronim sot, por ishte një nxitje e shpërnguljes”, u shpreh Beshlin, duke shtuar se në disa dokumente të kohës autoritetet jugosllave shtronin pyetjen nëse masat e ndërmarra po e inkurajonin tepër emigrimin dhe nëse ato mund të konsideroheshin diskriminuese.
Milivoj Beshlin në PIKË me Veton Surroin (II)
Në episodin e 58-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është historiani serb...-
Qëndrimet e Hasan Prishtinës para britanikëve
-
Dokumenti i gjetur në telefonin e Shehollit, synimi i Serbisë për zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islamik
-
Beshlin: Rusia nuk do të ketë fuqi të merret me Ballkanin në dekadat e ardhshme
-
Beshlin: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE po e nervozon regjimin e Vuçiqit