Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka reaguar raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Von Cramon në një postim në Twitter ka bërë thirrje që të kthehet paqja dhe stabiliteti në veri të Kosovës dhe se ky duhet të jetë prioritet. Ajo i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj EULEX-it dhe paralajmërimet të Serbisë me kthim të ushtrisë në Kosovë.
“Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si hap për depërshkallëzim. Përkrahje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Von Cramon.
Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer Bërnabiqit.
“Më në fund, njoftimi i shumëpritur i Sekretares së Përgjithshme false të Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, që ka marrë edhe rolin e komandantit të KFOR-it, dhe një eksperte e përgjithshme në të gjitha çështjet – nga litiumi deri në EuroPride, dhe po ashtu mbrojtëse kryesore e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (duke përjashtuar serbët nga këtu)”, ka shkruar Bërnabiq.
Ajo ka thënë se Von Cramoni nuk reagoi kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se nuk do ta themelojë Asociacionin. E po ashtu kishte thënë se nuk reagoi as kur Kurti e emëroi Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim.
Finally, long awaited announcement from the fake Secretary General of the UN @ViolavonCramon, who also assumed the role of KFOR Commander in Chief, General Expert on all matters - from Lithium to EuroPride, and Chief Defender of the rule of law & human rights (Serbs excluded).1/6 https://t.co/7dFPiZamk0
— Ana Brnabic (@anabrnabic) December 12, 2022