Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi që përfaqësuesit serbë në Kosovë të largohen nga institucionet e Kosovës, është në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe Marrëveshjeve të Brukselit.
“Me këtë, njerëzit tanë në Kosovë kanë thënë se jo vetëm që duan paqe, por se besojnë në sundim të ligjit dhe se besojnë në të gjithë partnerët ndërkombëtarë që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve të ndryshme gjatë vjetëve të fundit”, ka thënë Bërnabiq në një komunikatë për media, shkruan “Danas” të shtunën.
“Histeria e publikut në Prishtinë dhe medias është shembull i absurditetit”, ka shtuar ajo, duke thënë se tërheqja e paraleleve me Ukrainën dhe Donbasin “janë të papërshtatshme”.
“Çdo vit, numri i sulmeve ndaj serbëve po rritet, pronat e tyre po konfiskohen ilegalisht, të zhvendosurit e kthyer u keqtrajtuan brutalisht dhe u dëbuan sërish, njerëz të pafajshëm u arrestuan dhe u dënuan, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. E vetmja gjë që ata duan të shohin është implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe asgjë më shumë”, ka thënë Bërnabiq.
Përfaqësues të serbëve në Kosovë të shtunën vendosën për t’i bojkotuar institucionet e vendit. Ata vendimin e morën duke e arsyetuar me shkallëzimin e sanksioneve që Qeveria bëri për refuzuesit e konvertimit të targave ilegale në ato RKS.
-
Bërnabiq: Topi në anën e Prishtinës, të ndalen arrestimet e serbëve
-
Osmani pas tërheqjes së serbëve: Serbia u tërhoq nga marrëveshja e Brukselit
-
Kurti insiston në nënshkrim të marrëveshjeve, Osmani që t’i bëhet trysni Serbisë
-
Bërnabiq nuk zgjidhet sërish kryekuvendare, seanca vazhdon të mërkurën
-
Bërnabiq thotë se “tërheqjet e njohjeve” të Kosovës janë suksesi më i madh i qeverisë në Serbi