Serbia po kërcënon me kthim të forcave ushtarake në territor të Kosovës. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë të premten se Beogradi është afër vendimit për të kërkuar kthimin e trupave të saj në Republikën e Kosovës.
Kjo, sipas saj, bëhet në përputhje me Rezolutën 1244.
“Jemi afër që të kërkojmë kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244, sepse KFOR-it nuk i pëlqen detyra e vet”, ka thënë ajo.
Bërnabiqi ka shtuar se detaje lidhur me këtë do t’i japë Aleksandër Vuçiqi gjatë të premtes. Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë ndihmë nga një partner në BE.
“Në BE, ata nuk reagojnë për atë që po ndodh. KFOR-i dhe EULEX-i nuk po e bëjnë punën e tyre, jo vetëm në përputhje me Brukselin por edhe me marrëveshjen e Kumanovës. Nuk mbrojnë serbët e Kosovës, as në jug e as në veri të Lumit Ibër”, ka thënë ajo.
Edhe
KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për kthim të ushtrisë në Kosovë
Të enjten, kërcënimi i njëjtë erdhi nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili e njoftoi edhe numrin e saktë të trupave që mund t’i dërgojë Beogradi.
-
Raportohet se Serbia ia ka dorëzuar KFOR-it kërkesën për kthim të ushtrisë në Kosovë
-
Serbia zyrtarisht do ta kërkojë kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë
-
Kurti për kërcënimet për kthim të ushtrisë serbe: Kosova do ta mbrojë veten
-
SHBA-ja bën thirrje për frenim të “përpjekjeve të qëllimshme për të krijuar frikë në veri”