Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bërnabiq fajëson Kurtin pse rajoni “s’do të ketë festë sivjet”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se viti 2021 do të mund të ishte festë e madhe për bashkëpunimin rajonal në Ballkan. Megjithatë, sipas saj, gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Albin Kurtit në postin e kryeministrit në Kosovë.

Madje, sipas saj, ekziston mundësia që katër marrëveshje me rëndësi të mos nënshkruhen nga Kurti më 5 korrik në kuadër të takimit të Procesit të Berlinit.

“Në vend që të ketë festë për suksesin e bashkëpunimit rajonal në rajon sivjet, fatkeqësisht me ardhjen e institucioneve të reja të përkohshme në Prishtinë dhe Albin Kurtit, bashkëpunimi rajonal ka marrë qasje tjetër”, ka thënë Bërnabiq në Kuvendin e Serbisë duke iu përgjigjur deputetëve.

Bërnabiq ka thënë se në Berlin, më 5 korrik, në kuadër të Procesit të Berlinit, mund të mos nënshkruhen katër marrëveshje “në të cilat po punohet qe një kohë e gjatë”.

“Nuk mendojmë vetëm ne se kjo është keq, por të gjithë në rajon, edhe ata që e kanë njohur si dhe ata që s’e kanë njohur Kosovën. Të gjithë mendojnë se kjo është keq për rajonin dhe bashkëpunimin rajonal”, ka thënë ajo.

Edhe Bërnabiq: BE-ja po e lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet Arbëri Bërnabiq: BE-ja po e lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet

Ajo tutje ka fajësuar Kurtin se “që nga ardhja e tij në pushtet s’ka as deklarata e as marrëveshje të reja sepse ai s’pranon asgjë ku nuk shkruhet Republika e Kosovës”.

Bërnabiq ka thënë se qasjen e Kosovës e shohin si të dëmshme edhe Bosnja e Hercegovina por edhe Moldavia në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s.