Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë arsye ajo është e befasuar që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk e ka prioritet dialogun.
"Cilësia e jetës së gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohi varet nga dialogu me Beogradin dhe për këtë arsye u befasova nga deklaratat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që tha se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë apo shtatë në prioritetet e tij”, ka deklaruar Bërnabiq për televizionin serb “TV Happy”, raporton Tanjug.
Ajo ka insistuar se çdo politikan pragmatik së pari mendon për cilësinë e jetës së qytetarëve, duke shtuar se kualiteti i jetës së qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu.
-
Bërnabiq: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit
-
Bërnabiq: Kurti nuk i respekton të drejtat e joshqiptarëve në Kosovë
-
Bërnabiq: Dialogu Kosovë-Serbi parakusht për sigurinë e rajonit
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Bërnabiq thotë se dialogu me Kosovën është fokusi i qeverisë së re