Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, në Express Intervistën në Kohavision foli për Tregun e Qumështit, për prodhimin e cilësinë, gjithashtu, edhe për sfidat që kanë hasur gjatë pandemisë.
Berisha tha se sektori i qumështit është prekur shumë nga shpërthimi i pandemisë, kësisoj, ka rënë edhe fuqia blerëse.
“Pandemia na ka kufizuar aktivitetet, kjo ka ndikuar në konsumimin e produkteve të qumështit”, u shpreh ai.
Ditëve të fundit, tha ai, po përballen me mungesë të fuqisë blerëse.
“Madje shumë punëtorë kanë mbetur edhe pa paga”, u shpreh ai.
Sipas kryetarit të kësaj shoqate, sasinë e qumështit për ta deponuar nëpër qytete e kanë problem për shkak të mungesës së transportit.
“Do të ketë pasoja, kemi qenë sektori më i mirë ndërsa tash po kemi probleme të mëdha. Sektori i qumështit mbulon rreth 30 për qind të Kosovës por shifra edhe mund të jetë më e madhe. Momentalisht ka rënë fuqia blerëse dhe kjo po shkakton probleme”, tha ai.
Edhe
Paralajmërohet rritje e çmimeve të qumështit
Berisha tha se edhe shitësit e vegjël kanë pësuar dëme.
“Ne si përpunues e kemi marrë edhe qumështin e tyre, dhe kjo ka shkaktuar probleme pak sepse ka rënë fuqia blerëse e tek ne ka mbetur shumë qumësht”, tha ai.
Berisha në fund shtoi se ka fermerë të shumtë në Kosovë që kanë ferma të mëdha, dhe kjo bën që të ketë industri me qëndrueshmëri të fortë në Kosovë, dhe gjithashtu, theksoi se TVSH-ja për qumësht nuk paguhet më, e këtë e vlerësoi lajm të mirë dhe ndihmë nga Qeveria, konkretisht nga Ministria e Bujqësisë.
-
Durmishi: Në tregun kosovar kanë më shumë hapësirë produktet e importuara sesa ato vendore
-
Behluli: Prodhuesit e qumështit nuk kanë qenë kurrë më në rrezik se sot
-
Muja: Presione nga jashtë në sektorin e qumështit, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore
-
Prodhuesit e Qumështit kërkojnë nga ekzekutivi të bëhen pagesat e mbetura të subvencioneve për fermerë