Sonte në Puls u diskutua për origjinën e mallrave që futen në Kosovë, për nivelin e informalitetit dhe kontrabandës.
Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës deklaroi se në Kosovë kontrabanda apo informaliteti është rreth 30%.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithmonë flas sipas raporteve të Bashkimit Evropian. Ekonomia joformale në Kosovë zhvillohet kryesisht duke i ikur tatimit të brendshëm edhe përmes kontrabandës në vendkalimet kufitare”, ka thënë ai në “Puls” të KTV-së.
Ndërsa diku rreth 5 % e totalit të duhanit është kontrabandë, ka thënë tutje Berisha, teksa ka shtuar se kjo është shumë pak në krahasim me shtetet e BE-së.
Sipas tij kontrabanda me naftë nuk shkon as 1%.
Në anën tjetër, rreth 3 mijë ton duhan konsumohen në vit në Kosovë.
“Ne i mbledhim rreth 170 milionë euro në vit taksa nga duhani. Duhani është kategoria e dytë që më së shumti vjelim taksa pas karburanteve. Ju them me përgjegjësi që më së paku kontrabandë kemi me duhan në Kosovë krahasuar me regjion”, ka thënë ai.