Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar

Njësitë e Doganës kanë realizuar një operacion në regjionin e Mitrovicës gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit të kontrabanduar.

Siç thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës, njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 kg.

“Vlera e këtij malli është 13,000 euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do të arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet doganore do të ishin rreth 210,000 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukuritë negative.

Artikuj të ngjashëm