Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kreu aktual i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
Sipas tij, kërkesa e Ramës që në komunat veriore të Kosovës të vendoset KFOR-i është djallëzore.
“Kërkesa e Ramës është djallëzore që nuk ka qëllim tjetër pos indirekt të dalë te ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Dënojmë me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjen e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës. Me ndërhyrjen tij përpiqet ta acarojë edhe më shumë situatën”, ka thënë ai në një konferencë të mbajtur të enjten.
Në këtë adresim për media, Berisha i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që pas zhvillimeve të fundit në veri, t’i vendosë sanksione presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që mbi bazën e zhvillimeve të fundit, t’i vendosë sanksione ndaj Aleksandar Vuçiqit. Njeriu që prej vitesh duhej të ishte në Hagë si doktrinar gjenocidi, si autor i të gjitha akteve të dhunës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës”, ka deklaruar ai.
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
Rama kërkon përsëri shtimin e trupave të KFOR-it përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
-
Berisha: Rama ka qasje të gabuar për dialogun Kosovë-Serbi
-
Rama: Duhet të merren masa kundër Serbisë para se të jetë vonë
-
Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë