Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri është akt terrorist i urdhëruar direkt nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të cilit i është referuar si “Putini i vogël”.
Berisha ka dënuar ashpër aktin e sotëm ndaj tre policëve shqiptarë, teksa ka bërë thirrje për faktorin ndërkombëtarë ta bëjë të njëjtën gjë.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiqit dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish-Millosheviqit të ri Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi tregon se si po trajtohen tre policët e kidnapuar
-
Begaj dënon kidnapimin e policëve, kërkon lirimin e tyre nga Serbia
-
Bahtiri: Kidnapimi i policëve, akt qyqar që duhet të dënohet nga ndërkombëtarët
-
Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë, agresion dhe synim për destabilizim
-
Ibishi: Vuçiqi si një “Putin i vogël”, s’ka guxim ta sulmojë Kosovën