Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpjeguar foton në të cilën shihet duke buzëqeshur me ish-liderin komunist Enver Hoxha, e cila qarkulloi në rrjetet sociale kohët e fundit.
Berisha tregoi se ka pasur miqësi me renë e Enver Hoxhës, dhe aty ishin me ftesë për një ditëlindje, por thotë se nuk e vizitoi kurrë atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kam qenë kurrë mjek i Enver Hoxhës. Një mik i imi shumë i mirë ka qenë, Isuf Kalo. Kam pasur miqësi me renë e Enver Hoxhës, Liljana Hoxha, që ishte drejtore e bordit “Revista dhe Shkenca”. Unë si mjek, e mbuloja shëndetësinë në atë revistë. Ka qenë një ditëlindje e njërit prej fëmijëve dhe na kanë ftuar të gjithë stafin e revistës për një kafe dhe Enver Hoxha ka kaluar aty dhe doli të na përshëndeste. Kjo ka qenë e gjithë fotoja. Unë nuk i kam vizituar kurrë. Këtë e ka shpjeguar më së miri gruaja e Enver Hoxhës. Unë nuk i kam plotësuar kriteret për t’u takuar me të”, u shpreh Berisha në “Java Sonte Me Rronin” në KTV.