Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: Në MPJ ka pasur shkelje ligjore në rekrutim, gradim e kthim të diplomatëve

Butrint Berisha, hulumtues në PIPS, në emisionin Raport në KTV ka thënë se Ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur shkelje ligjore në pjesën e rekrutimit, gradimit, të rotacionit dhe të kthimit të detyrës së diplomatëve.

Ai thotë se MPJ-ja është një digaster ndryshe, krahasuar me të tjerat, pasi ka të bëjë me mirëmbajtjen e raporteve të Kosovës me jashtë dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës në shtetet tjera dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Mënyra se si ka funksionuar ajo unë mendoj se nuk ka pasur dallime me pjesët e tjera të administratës publike apo aparatit shtetëror në kuptimin që mund të hasim në fenomene negative siç janë: patronazhi politik, klientelizmi, nepotizmi që i kanë karakterizuar vendimet e marra në të gjitha pjesët e vendimeve”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se në MPJ meritokracia është vendosur në plan të dytë.

“Kemi hasur parregullsi dhe shkelje ligjore, sidomos në pjesën e gradimit, rekrutimit, të rotacionit dhe të kthimit të detyrës së diplomatëve. Për këtë arsye është krijuar një Sindikatë që mendojnë se janë trajtuar padrejtësisht. Meritokracia është vendosur në plan të dytë dhe lidhjet ka qenë forca që i ka shtyrë këto vendime për t’u marrë. Gjatë këtyre viteve kemi pasur të bëjmë me një diplomaci personale, familjare, partiake e kështu me radhë. Dëmi është i shumëfishtë. Këto prekin edhe raportet me shtetet e tjerë”, ka thënë ai. “Kemi të bëjmë me dy shkelje: e para është me shefat e misioneve, sikur që dihet me ligj specifikohet se minimum, gjysma e tyre duhet të jenë diplomatë karriere, kjo s’ka ndodhur. S’mund ta them me saktësi se cila është përqindja porse ka shumë më shumë të emëruar politikisht. Përpos kësaj ka pasur diplomatë që nuk janë shefa të misioneve, diplomatë të thjeshtë që janë katapultuar në misione diplomatike. Ata janë dërguar në misione nga koalicionet qeveritare”.

Edhe Ish-sekretari i MPJD-së fajëson Enver Hoxhajn për punësimet e diplomatëve në vitin 2011 LAJMET E MBRËMJES Ish-sekretari i MPJD-së fajëson Enver Hoxhajn për punësimet e diplomatëve në vitin 2011

Kjo, sipas tij, ka ndodhur shumë për shkak të kulturës politike në vend, por edhe me Qeveritë e gjera.

“Ka pasur njëfarë mungese të transparencës në çfarë baze janë bërë ato emërime të konsujve nga Pacolli. Në fazën e fundit ka pasur një sërë vendimesh që ka pasur edhe për shefat e misioneve, edhe për diplomatë, por edhe për konsuj. Te konsujt e përgjithshëm që duhet të jenë jopolitike, pasi që janë teknike. Shumica absolute janë politikë. Tek konsujt e nderit ka një mungesë të bazës dhe kritereve se si janë bërë këto vendime”, ka thënë Berisha.

E për dallim nga vendimet e Pacollit, Berisha thotë se vendimet e Konjufcës kanë qenë të duhura, në shkarkimin e konsujve dhe kërkesën e tij për përfundimin e mandatit të shefave të misioneve diplomatike.

“Vendimet e Konjufcës, edhe ata për konsujt, edhe vendimi për shefat e misioneve ne i kemi përshëndetur. Besojmë se është një precedent i nevojshëm brenda MPJ-së nëse duam që të kemi një përfaqësim dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si bëhet kjo, bëhet duke respektuar ligjin. Tek vendimi i shefave të misioneve është e cekur qartë se shefat e emëruar politikisht janë vetëm për një mandat. Për këtë arsye e kemi përkrahur vendimin. Por, më pas kishte një bllokim nga ana e presidencës, është një tejkalim i kompetencave në atë se si duhet të jetë i rregulluar roli i presidencës. Rolin qendror ligji ia jep MPJ-së. Vendimi nuk është se është kundërshtuar nga shefat e misioneve, sepse e kanë pasur të qartë se do të duhej të ktheheshin”, ka thënë Berisha.

Edhe Ish-sekretari i MPJD-së fajëson Enver Hoxhajn për punësimet e diplomatëve në vitin 2011 Arbëri Ish-sekretari i MPJD-së fajëson Enver Hoxhajn për punësimet e diplomatëve në vitin 2011

Ai tutje ka folur edhe për rastin e Xhamajkës, për të cilën presidenti Thaçi kishte thënë se e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, gjë që ishte mohuar më vonë nga ky shtet.

“Rasti i Xhamajkës shpërfaq mungesën e komunikimit. Shefat e misioneve nuk i raportojnë në MPJ, drejtorëve të departamenteve, por përmes telefonit i raportojnë liderëve politikë të cilët i kanë dërguar atje. Dhe bëhet një komunikim jo formal. Në rastin e Xhamajkës ka ndodhur pikërisht kjo”, ka thënë Berisha.