Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe intensifikimin e tyre, sidomos në fushën e sigurisë.
Berisha e njoftoi mysafirin mbi të arriturat e FSK-së, stadin aktual të zhvillimit dhe planet për të ardhmen.
tha se FSK-ja është duke u respektuar jashtëzakonisht shumë nga qytetarët e vendit.
“Është bërë atraktive dhe e dëshirueshme edhe nga të rinjtë nga radhët e komuniteteve, si dhe po dëshmon me sukses se do të jetë forcë garantuese e prosperitetit të vendit tonë”, tha ministri Berisha.
Ndërsa, ambasadori Sardi shprehu interesim për progresin e arritur në çdo fushë në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë për inicimin dhe shtyrjen përpara të agjendës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Maqedonci: Përkrahja amerikane mbetet vendimtare për Kosovën
-
Diplomatët e huaj e Konjufca në takim, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së e zhvillimet e brendshme