Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha del kundër Bashës: Mos akuzo Metën

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar akuzat qe po shoqërojnë fushatën elektorale, tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha sulmet i ka më të strukturuara ndaj Edi Ramës.

“Ilir Metën nuk mund ta bëj përgjegjës Basha për dështimet e qeverisë. Nuk mund t’i themi Ilir Metës për mashtrimet e Ramës, pasi nuk premtoi Meta 300 mijë vende pune, rrogën e 13, barazimin e pensioneve të qytetit dhe fshatit. Basha nuk synon të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i vendit, por kryeministër i vendit”, tha Berisha, transmeton Mapo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po e përgatit Lulzim Bashën për kryeministër të Shqipërisë.

Pyetje: Një koalicion PD-PS. Si e shikoni ju, a është gati Shqipëria?

Berisha: Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij. Ai nuk thotë dot se ka bërë asgjë. Unë them që ka bërë diçka. Ai ka bërë 10.6 km rrugë dhe nuk e thotë. Sheshet që ja atribuon vetes janë të Fondit Shqiptar. Veç kësaj shëmtirës në mes të Tiranës.