Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: 30-vjeçarja në Gjilan u vra se ishte grua, të definohet femicidi në Kodin Penal

Adelina Bersiha

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka thënë se po kërkojnë të definohet femicidi në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, pasi sipas Berishës, gratë në Kosovë vriten vetëm sepse janë gra andaj legjislacioni i tanishëm nuk mjafton.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Berisha u shpreh se edhe vrasja e 30-vjeçares në Gjilan ndodhi vetëm sepse ajo ishte grua. 

Në bazë të raportimeve se çifti ishin në proces divorci, Berisha u shpreh se kjo është tregues që burri e ka parë si pronë të tij.

“Është kërkesë që bëhet edhe nga Konventa e Stambollit, që dhuna të trajtohet nga këndi i diskriminimit gjinor, të trajtohet në të gjitha format të cilat kanë paraprirë dhunën, të hetohen. Ne po shohim që legjislacioni i tanishëm nuk po mjafton edhe pse 'vrasje e rëndë' konsiderohet nëse merret parasysh edhe gjinia, në asnjë dënim të vrasjeve të grave ne nuk e kemi këtë normë të përdorur nga institucionet gjyqësore. Prandaj po e shohim që është shumë e rëndësishme që ta kemi të definuar femicidin në Kodin Penal, pra vrasjen e grave vetëm pse ato janë gra. Kjo grua është vrarë vetëm pse është grua”, ka thënë Berisha në KTV.

Vëlla e motër mbetën të vdekur të premten e 9 tetorit në Livoç të Ulët të Gjilanit pasi bashkëshorti i gruas shtiu mbi ta dhe një person të tretë – i cili gjendet në spital në gjendje të rëndë. 

Edhe Pas dy ngjarjeve tragjike, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi Kronikë Pas dy ngjarjeve tragjike, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Policia pasi e arrestoi, ka bastisur shtëpitë e pronat e tij. Nga aty ka gjetur edhe armë të tjera që i posedonte i dyshuari përveç armës me të cilën kreu veprën e rëndë

30-vjeçarja në Gjilan u bë gruaja e shtatë brenda këtij viti që vritet në Kosovë.