Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqë Metë Tahiraj merr çmimin “Shaban Jashari”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka ndarë sot çmimin vjetor “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar të vitit, i cili këtë vit i është ndarë Beqë Metë Tahiraj, arsimtar i Matematikës në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ministri Bajrami me këtë rast theksoi se, mësuesit tanë kanë luajtur rol të rëndësishëm në procesin e shtetndërtimit, përmes edukimit të brezave të shumtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky çmim është ndarë për performancën pozitive të mësimdhënësit model, komunikimit të dalluar me nxënës, prindër dhe rezultate të mira. Gjithashtu, ministri ndau mirënjohje edhe për mësimdhënës të tjerë të dalluar, nga një mësimdhënës për secilën komunë.

Këto mirënjohje u ndanë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, nga ku ministri Bajrami uroi mësimdhënësit në gjithë Kosovën për këtë ditë të veçantë

Mësimdhënësi, i cili pranoi çmimin “Shaban Jashari”, Beqë Metë Tahiraj theksoi se Kosova ka shumë mësues të mirë, megjithatë tha se ndjehet krenar për këtë çmim dhe falënderoi ministrin Bajrami dhe MAShT-in.