Gjermania është donatori më i madh financiar në Kosovën e pasluftës, sipas ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Kështu ai deklaroi në një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Temë e këtij takimi ishte përkrahja e Gjermanisë për Kosovën, në proceset integruese të vendit, rritje të mbështetjes ekonomike, në veçanti për inovacionin dhe ndërmarrësish, realizimin në praktikë të marrëveshjes për bashkëfinancim të projekteve inovative në mes të kësaj ministrie dhe GIZ-it, si dhe funksionalizimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.
“Gjermania është donatori më i madh financiar në Kosovën e pasluftës. Këtë trend të bashkëpunimit po e mbajmë dhe po synojmë ta rrisim me Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt në rritjen e kapaciteteve të sektorit privat në Kosovë. Do të vijojmë të punojmë me një agjendë të përbashkët për suksese të mëtutjeshme”, tha me këtë rast Beqaj.
Beqaj po ashtu ka thënë se ministria e tij e sheh si tepër të rëndësishme përkrahjen e sektorit privat për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe digjitalizim të ekonomisë së vendit në hap me trendet globale ekonomike.
-
Beqaj: Gjermania është donatorja më e madhe në Kosovë
-
Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur
-
Nga viti 1999, në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria e Gjermanisë
-
Gjermania zoton 37 milionë euro për punësim e zhvillim ekonomik në Kosovë
-
MF: Gjermania ofron 72.1 milionë euro për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian