Në Kosovë nga viti 1999 kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria e Gjermanisë, ndërsa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën e 1.51 miliardë eurove, është thënë në një darkë të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), për të festuar 15 vjet bashkëpunim Kosovë – Gjermani.
Në darkë mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ministrat Liburn Aliu e Rozeta Hajdari.
Po ashtu mori pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ndër të tjera.
“Gjatë kësaj darke u fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve, duke filluar që nga viti 1999 e deri më sot. Nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro. Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjermane. Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo darkë u konsiderua edhe një ogur për vazhdimin e mbarë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e OEGJK-së.
-
Rriten për mbi 60% investimet direkte nga Gjermania në Kosovë
- Të bëjmë gjithçka që t’i kapërceni pengesat drejt BE-së
-
Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur
-
Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE
-
Diaspora kontribuoi në Kosovë 77 milionë euro më shumë se vitin e kaluar