Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se shteti gjerman është donatori më i madh bilateral në Kosovë.
Këtë deklaratë, Beqaj e ka dhënë në tryezën e organizuar me rastin e shënimit të 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
“Gjermani apërmes taksapaguesve të vet është donatori më i madh bilateral në Republikën e Kosovës dhe kjo është për tu respektuar, sepse me vite të tëra në shumë sektorë ka pasur një angazhim të madh për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha ministri Besim Beqaj.
Ai po ashtu ka thënë se ministria që ai drejton është në fazën e përgatitjes së kornizës ligjore më anë të së cilës do të trajtohet inovacioni dhe ndërmarrësia në Kosovë.
“Rruga e futjes së konkurrueshmërisë në Kosovë duhet të shkojë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, përmes sektorit privat”, shtoi Beqaj.
Beqaj në fjalën e tij para të pranishmëve ka folur edhe për nisjen e procesit të ndarjes së granteve për OJQ-të dhe inovatorët individual nga MIN, proces ky që pritet të fillojë në pjesën e dytë të muajit maj, sipas njoftimit nga ministria. Beqaj ka folur edhe për Parkun Rajonal për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, që pritet të hapet në fillim të vitit 2019, duke ftuar të gjithë për bashkëpunim në funksionalizimin dhe popullimin e tij me ndërmarrje të reja shërbyese dhe prodhuese
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
-
Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partner i madh i Kosovës
-
Gjermania pret qeveri të besueshme dhe stabile në Kosovë
-
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
-
Shteti në tentativën e radhës për ngjalljen e dy monumenteve me OJQ