Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se së shpejti ministria që ai udhëheq do të dalë me propozimin për futjen e lëndës së kodimit nëpër sistemin e edukimit.
Sipas tij, e ardhmja është kah digjitalja dhe fokusi i shtetit duhet të jetë aty.
"Në Kosovë, ndoshta jo krejtësisht pa vetëdije por njerëzit e konsiderojnë ndërmarrësinë gjithsesi të lidhur me biznesin. Në këtë drejtim kam pas biseda me vende të ndryshme. Besoj se është e nevojshme që ndërmarrësia të futet si projekt dhe do të propozojmë te MASHT, me një veprim shtesë, se ajo që po ndodh në shumë shtete të BE-së, të bëhet futja e lëndës së kodimit, në kuptim të programimit dhe të bëhet pjesë e jetës së përditshme”, ka thënë ai në Express Intervistën në KTV. “Shoqëria jonë ka nevojë për fokus. Orientimi i përgjithshëm që duhet të japë shteti. Niveli i arsimit duhet të korrespondojë me nevojat e ekonomisë. Kjo s’është gjendja. Kjo sepse nxënësve ju japim informata të kufizuara. Kemi shumë njerëz të kualifikuar formalë, me kompetenca jo të kënaqshme”.
Beqaj ka shtuar se të mërkurën do të nënshkruajnë marrëveshje me Universitetin e Prishtinës për hapjen e Qendrës për Inovacion në kuadër të UP-së. Sa i përket çështjes së përfolur se Beqaj do të dorëhiqet nga pozita e tij, ai ka thënë se kjo vjen nga “inovacioni i mediave”. Këtë çështje thotë se e ka kuptuar nga mediat.
Ndërsa për takimet e tij me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, Beqaj ka thënë se thjeshtë është interesuar për veten e tij. Beqaj, që është i përfshirë në aferën “Pronto”, thotë se po ka lajme të rreme e tentime për diskreditime dhe të gjithë duhet të japin përgjegjësi, të paktën morale.
-
Beqaj thotë se e kanë prioritet digjitalizimin si mundësi për zhvillim ekonomik
-
Beqaj: Bashkëpunimi i ndërmarrësve të diasporës me të Kosovës mund të shndërrohet në fuqi ekonomike
-
Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale
-
MeIN financon projektin “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë” në UP
-
Riorientimi i Kosovës drejt ekonomisë digjitale