Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj: Pasojat nga dështimi i marrëveshjes VV-LDK më të mëdha se sa përfitimet

Foto: Driton Paçarada / KD

Në një intervistë për portalin Koha.net, analisti Belul Beqaj, thotë se negociatat e deritashme ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, do të prodhojnë zhgënjim.

"Pasojat nga dështimi i marrëveshjes do të jenë shumëfishë më të mëdha se sa përfitimet nga marrëveshja", shprehet Beqaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, kjo situatë lëvizë nga përpjekja e LDK-së për vazhdimin e shtetit të kapur te moskuptimi i Albin Kurtit për rëndësinë e pushtetit dhe pengesat reale.

Takimet e deritashme ndërmjet këtyre dy subjekteve, Beqaj i konsideron “kopje e zbehtë e pushteteve të kapura”.

Koha.net: Z.Beqa, kanë mbet edhe një javë afat kushtetues brenda të cilit z.Kurti duhet të arrijë një marrëveshje me LDK-në. Takimi i mbrëmshëm nuk prodhoi rezultat. Nëse nuk kanë arrit të merren vesh për afro tre muaj, a mund të ndodh kjo për një javë?

Beqaj: S`do mend se shpresa e premtuar po shndërrohet në zhgënjim. Edhe nëse arrihet marrëveshja, epilogu i saj, sipas mënyrës se si janë zhvilluar bisedimet e deritanishme, nuk do të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë. Dorën në zemër, takimet e deritanishme ishin kopje e zbehtë e pushteteve të kapura, të motivuara nga LDK-ja!

Koha.net: Ky ngërç a është simptomë e paaftësisë së subjekteve politike për të ofruar zgjidhje? Prezenca e disa shteteve të Quintit dhe e përfaqësueses së BE-së në këtë takim krijon një situatë të ngjashme me kohën e UNMIK-ut. A është një prapakthim politik?

Beqaj: Ne njërën anë, është shprehje e infantilietit politik po aq sa është edhe ambicie e paepur për vazhdimin e shtetit të kapur nga ana e LDK-së, në anën tjetër, moskuptim i duhur nga ana e Albin Kurtit për rëndësinë pushtetit dhe moskuptim real i pengesave të trashëguara nga pushtetet e trashëguara të shtetit të kapur. Zyrtarët më të lartë të LDK-së vazhdojnë të mbështetësin politikën e dështuar të komandantëve në politikë, Ndërsa Vjosa Osmanin, deri sot, po e përdorin si mbulesë për këtë!

Koha.net: Në relacion me dialogun, integrimin evropian dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, a kanë komoditet të sillen kësisoj këto dy subjekte që duan të bëjnë qeveri?

Beqaj: Para se gjithash po dështojnë me problemet jetike ekonomike sociale, të drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit. Ndërsa procesi i integrimit evropian, edhe ashtu, pas deklarimeve të fundit të Macronit se Evropa duhet ta reformoj veten dhe t`i zgjidh problemet e veta , na ka bërë me dije, se mbetemi jashtë fokusit evropian. Sa i përket dialogut, mendoj se ata që e bëjnë këtë temë urgjente, në fakt dëshirojnë përfundimin urgjent të Qeverisë eventuale!

Koha.net: Më e mundshme është marrëveshja apo dështimi, sipas zhvillimeve aktuale?

Beqaj: Marrëveshja do të jetë e mundshme nëse palët e kuptojnë se pasojat nga dështimi i marrëveshjes do të jenë shumëfishë më të mëdha se sa përfitimet nga marrëveshja!