Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se ka pasur marrëveshje për krijimin e korridorit që sulmuesit e 24 shtatorit me në krye Milan Radoiçiqin të tërhiqen. Sipas tij, kjo marrëveshje është bërë nga qeveria.
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Beqa ka thënë se duhet të hetohet se kush e bëri korridorin për ikjen e tyre.
“Mendoj që Qeveria nuk ia ka pasur idenë për sulmin në Banjskë. Ndërsa, kur është kyçur Qeveria, vetëm e ka prishur situatën. Nëse situata ka qenë nën kontroll 100 për qind, kush e krijoi korridorin për t’u tërhequr krimineli që kishte fletarrestim nga Prokuroria e shtetit, në këtë rast Radoiçiqi. Prishtina e ka bërë, marrëveshja është bërë në Prishtinë dhe duhet të japin përgjegjësi Sveçla dhe Kurti. Është parë qartë se ka qenë marrëveshje. Duhet të hetohet se kush e bëri korridorin për ikjen e Radoiçiqin”, ka thënë ai.
Sipas Beqës, sulmi i 24 shtatorit nga bandat kriminale serbe kanë ndryshuar rrethanat në Kosovë.
Ai më tej ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do të mund ta fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme.
“Kjo qeveri e kjo legjislaturë nuk meritojnë të ecin më tutje. Kurti e di që kurdo që shkojmë në zgjedhje, nuk mund të bëhet më kryeministër”, është shprehur Beqa.
Edhe
Tahiri: Kurti i lejoi korridor tërheqjeje Radoiçiqit, pasi u koordinua me të përmes Kusari-Lilës
Beqa ka thënë se po të zgjidhet sërish në krye të Qeverisë, Kurti do t’i nënshkruante marrëveshjet me Serbinë.
“Sa i përket dialogut, kemi pasur kryeministër handikap të premtimeve të tij, i cili ka thënë se nuk është prioritet dialogu dhe që shkonte në dialog pa një vizion, pa një ide konkrete dhe e pamë që edhe veprimet e fundit në Samitin e Berlinit, ku presidenti francez në një formë apo tjetër kërkoi që Kurti t’i mbante fjalët. Ky kryeministër, nëse do të jetë sërish kryeministër, që unë mendoj se nuk do të jetë, me kënaqësi do t’i nënshkruante marrëveshjet me Serbinë, sidomos Asociacionin e vitit 2023. Secili kryeministër që shkon e vjen, duhet ta ketë alfa e omega apo siç thotë populli ‘bibël e kuran’, Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Kurti-Wadephulit: Radoiçiq dhe grupi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e Kosovës
-
Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit
-
Kurti thotë se të akuzuarit për Banjskën janë më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt